Aleancat
Krijim i një Aleancë
- Çdo lojtar mund të formoj një Aleancë, dhe automatikisht bëhet Kryetar i saj.
- Çdo Aleancë mund të pranoi deri në 50 anëtarë.
- Çdo anëtar që ka braktisur ose është përzën nga aleanca mund të kthehet vetëm njëherë.
Strukturë e Aleancës
- Anëtarët janë ndarë në 4 grupe - Krahu i Kryetarëve, Oficerët, Anëtart e thjeshtë dhe Rishtarët.
- Të gjithë anëtarët mund të shkëmbejnë mesazhe në Tribunë. Vetëm kryetarët dhe oficerët mund të dërgojnë njoftime të aleancës. Çdo emërim në Krahun e Oficerëve ose Kryetarëve është në fuqi për periudhë jo me të vogël se 84 orë, dmth nuk mund të ndroni postin tuaj në aleancë, nëse emërimi i fundit ishte para më pak se 84 orë.
- Aleanca ka një Thesar të Aleancës, i cili përdoret për Kërkime të Aleancës (ndikojnë te të gjithë anëtarët), me një çmim në të 4-ta llojet e burimeve, dhe deklarim i luftave, me çmim në ar.
- Kërkimet e Aleancës dhe ndërtesat renditen në radhë.
- Pragu maksimal për mbarimin e menjëhershëm të kërkimeve dhe ndërtesave është 48 orë.
- Çmimi për kërkim të menjëhershëm është 60 diamante (3 diamante në orë x koeficient 20).
- Çmimi për shkurtim ndërtimi në orë është është 1700 diamante (170 diamant në orë x koeficient 10).
- Të gjithë aleatët përveç rishtarëve mund të depozitojnë burime në Thesarin e Aleancës. Njëherë të depozituara, burimet nuk mund të tërhiqen dhe janë të dukshme për të gjithë aleatët.
- Aleatët paguajnë taksa, të vendosur nga Kryetari, Oficeri i Parë ose Oficeri i Financave. Taksat e aleancës variojnë nga 0% deri në 30% të të katërtat burimet e të gjithë pjestarëve në orë.
- Të gjithë aleatët përveç rishtarëve mund të shikojnë sa burime kanë depozituar në Thesarin e Aleancës anëtarët e tjerë.
- Anëtarër e së njëjtës aleancë nuk mund ta sulmojnë njëri-tjetrin.
- Një lojtar mund ti bashkohet të njejtës aleancë vetëm dy herë.
Pozicionet e Aleancës
Kryetar
- Bonuset bazike - 10 pikë morali. Megjithatë, ky bonus varet nga Statusi i Besnikërisë së kryetarit karshi aleancës.
-
Kryetari mund të shikojë të gjitha raportet ekonomike* dhe ushtarake të anëtarëve, si dhe lëvizjen e përgjithshme të ushtrive brenda në Aleancë.
* Përbëhet nga: popullsi (punësuar/papunë), rritja e popullsisë në orë, limit i popullsisë, limit mbas të cilit rritja fillon të avashohet, burime të dispozicion, thesari në kryeqytet, prodhim në orë (për ç’do tip burimi), mirëmbajtja e ushtrisë në orë, shkalla tatimore dhe niveli i Lumturisë.
- Kryetari mund të zhvilloj Kërkimet e Aleancës duke përdorur Thesarin e Aleancës.
- Emëron, promovon dhe shkarkon anëtarët nga Krahu i Oficerave.
- Pranon dhe largon anëtarët nga Aleanca.
- Shapall Armiqësi, firmos Pakt Mossulmimi dhe Federatë me aleanca të tjera.
- Shpall luftë aleancave të tjera.
- Kërkon taskë aleate mbi të gjithë anëtarët.
- Vendos kuota kolektive dhe/ose individuale për tërheqje diamantësh nga thesari i aleancës.
Oficer i Parë
- Oficeri i Parë ka të njëjtat të drejta si kryetari përveç largimit të Kryetarit nga Aleanca.
- Oficeri i Parë është emëruar nga Kryetari, por ai mund edhe të vendosë që të mos të emërojë një të tillë.
Oficer i Financave
- Bonusi bazik - përdorimi i Tregut me komision 50% më të ulë, dmth 5%. Bonusi varet nga Statusi i Besnikërisë i lojtarit kundrejt Aleancës.
- Shikon raportet ekonomike dhe ushtarake të të gjithë anëtarve.
- Mund të vendosi taksa anëtarësimi.
Oficer i Shkencave
- Bonusi bazik - koha e kërkimeve zvogëlohet me 20%, por bonusi varet nga Statusi i Besnikërisë së tij karshi Aleancës.
- Niveli i universiteti të Oficerit të Shkencave ka ndikim të rëndësishem tek çmimi i Kërkimeve të Aleancës (ul çmimin me 0.02 për ç’do nivel). Prandaj, zgjedhja më e arsyeshme është që të punësosh në atë pozicion nje lojtar me nivelin me të lartë të Universitetit. Megjithatë duhet marrë në konsideratë, fakti, që bonusi i Statusit të Besnikërisë së Oficerit të Shkencave ndikon edhe në kërkimet e aleancës, dmth nëse një Oficer i Shkencave me Status Besnikërie të dytë apo të tretë zëvendësohet me një të re (edhe nëse ajo është e një niveli Universiteti më të lartë), kjo mund të çojë në një rritje të çmimeve në vend të uljes së tyre.
- Shikon raportet ekonomike dhe ushtarake të të gjithë anëtarve.
- Ai mund të zhvillojë Kërkimet e Aleancës.
Oficer i Ndërtimit
- Bonusi bazë - koha e ndërtimit shkurtohet me 20%, por bonusi varet nga Statusi i Besnikërisë karshi Aleancës.
- Niveli i Arkitekturës së Oficerit të Ndërtimit ndikon tek çmimi i Ndërtesave të aleancës (Keshtjellës së aleancës dhe të ndërtimeve në të), duke ulur çmimin me 0.02 për nivel. Prandaj, zgjidhja më e arsyeshme është që të punësosh në atë pozicion anëtarin me nivelin më të lartë Arkitekturë. Duhet marrë në konsideratë, fakti, që bonusi i Statusit të Besnikërisë së Oficerit të Ndërtimit ndikon edhe tek ndërtesat e aleancës, kështu që duke zëvendësuar një Oficer të Ndërtimit me status Besnikërie të dytë apo të tretë me një të re (me nivel më të lartë Arkitekture), mund të shkaktojë rritje të çmimeve në vend të rënies se tyre.
- Shikon raportet ekonomike dhe ushtarake të të gjithë anëtarve.
- Ai mund të porosisi ndërtimin e Ndërtesave të Aleancës.
Oficer i Diplomacisë
- He has a pre-fixed bonus of +4 daily Honor points for realms with speed x4 and +10 daily Honor points for realms with speed x10 but only in the second and third Loyalty Status stage.
- Accepts new members and can expel alliance members, except for the leader and the first officer.
- Shikon raportet ekonomike dhe ushtarake të të gjithë anëtarve.
- Ai është në krye të diplomacisë së aleancës, duke kërkuar anëtarët e rinj të aleancës, duke negociuar marrëveshjet, etj.
Komandant
- Çdo Komandant në aleancë mund të ketë 5 njerëz maksimumi në grupin e tij.
- Bonusi bazë - 10 pikë Moral, më shumë, më pak ose saktësisht 10 - kjo varet nga Statusi i Besnikërisë.
- Komandantët shikojnë gjithë ushtritë e grupit tyre në dispozicion dhe të gjitha reportet ekonomike e ushtarake në Aleancë.
- Ata gjithashtu janë përgjegjës për lëvizjet e ushtrisë të aleancës.
- Të gjithë Komandantët mund të dërgojnë mesazhe në masë te gjithë aleanca.
Anëtarët e thjeshtë dhe Rishtarët
Anëtarët e thjeshtë nuk kanë të drejta speciale dhe bonuse.
Kryetari mund të krijojë grupe me anëtarë të thjeshtë dhe të emërojë anëtar të Krahu i Oficerit ose Kryetarit, duke rruajtur të drejtën e ndryshimit të anëtarëve nëpër grupe. Lojtarët nëpër grupe kanë mundësi të komunikojnë më lehtë pasi mund të dërgojnë mesazhe në masë.
Zgjedhje për Kryetar
C’do lojtar mund ta nominojë veten për Kryetar 4 herë.
Ndërsa votimi është ende aktiv, ai nuk mund të përjashtohet nga Aleanca.
Votimi vazhdon 24 orë, të gjithë anëtarët përveç rishtarëve kanë të drejtë të përdorin pikët e tyre neto për të votuar.
Statusi i Besnikërisë
Tregon sa besnik është karshi Aleancës ç’do lojtar. Besnikëria llogaritet në bazë të kohës që ka shpenzuar lojtari në aleancë. Rishtarët nuk fitojnë asnjë lloj besnikërie.
Ndahet në tre faza:
- Nga 1 në 30 ditë në Aleancë - anëtarët e thjeshtë janë Rishtarë, ndërsa ata nga Krahu i Kryetarit ose Oficerit - Kryetar i Ri ose Oficer i Ri.
- Nga 31 në 120 ditë në Aleancë - anëtarët e thjeshtë janë Veteranë, ndërsa ata nga Krahu i Kryetarit ose Oficerit - Kryetar ose Oficer.
- Nga 121 ditë deri në fund të epokës - aleatët nga Krahu i Kryetarit ose Oficerit janë Kryetar i Lartë ose Oficer i Lartë. Ndërsa anëtarët e thjeshtë nuk u ndryshon Statusi i Besnikërisë.
Fazat e Besnikërisë përcaktojnë bonuset individuale për ç’do lojtar, që kanë të tillë, si në vijim:
Braktisja e Aleancës dhe bashkimi në të përsëri ose ndryshimi i pozicionit në të njejtën Aleancë rivendos këto bonuse dhe kohëmatësi i Statusit të Besnikërisë fillon nga fillimi.
- Nga 1 deri në 30 ditë - 50% bonusi bazë individual (nqs ke) për të gjithë Kryetarët dhe Oficerët e Rinj.
- Nga 31 deri në 120 ditë - 100% bonusi bazë individual për Kryetarët dhe Oficerët.
- Nga 121 ditë deri në fund të epokës - 150% bonusi bazë individual vetëm për anëtarët e Krahut të Kryetarit ose Oficerit.
Alliance Growth
A gameplay module, which allows Alliance members to form internal groups, which can work together to create different bonuses and benefit the entire Alliance.
The module replaces the Commanders’ groups and will require a minimum of 20 active Alliance members, in order to be activated.
If Alliance members drop below 20 afterwards, the Growth Module will remain active.
Mechanics:
• The Alliance Leader can add or remove members to groups;
• Each group is led by an Alliance Officer. Alliance officers can add or remove members only to their groups;
• If there is an alliance position without an appointed Officer to it, the respective group cannot be formed until an Officer is assigned;
• A minimum of 2 and a maximum of 6 members can be assigned in each group, including the Officer in charge;
• Group members participate with their earned points in the Leagues Rankings, reaching steps with them, in order to generate bonuses for the entire Alliance;
• If a member gets removed from the group, he will lose the progress of all steps he had reached.
• These bonuses can be different for each step. If a step is completed, a ritual starts, which automatically grants the bonus to all Alliance members;
• The bonus’ duration is 48 hours;
List of Alliance Groups and their bonuses:
Technological group - led by the Science Officer
Its members contribute and complete milestones with their technological points in the Technologies Ranking. The 4 bonuses, which can be chosen, are:
1. Military Research price decrease;
2. Military Research time decrease;
3. Civil Research price decrease;
4. Civil Research time decrease;
Build group - led by the Construction Officer
Its members contribute and complete milestones with their build points in the Buildings Ranking. The 4 bonuses, which can be chosen, are:
1. Military Buildings prices decrease;
2. Military Buildings time decrease;
3. Civil Buildings prices decrease;
4. Civil Buildings time decrease;
Economic Group - led by Finance Officer
Its members contribute and complete milestones with their Prosperity points in the Economic Ranking. The 4 bonuses, which can be chosen, are:
1. Wood income increase;
2. Iron income increase;
3. Stone income increase;
4. Gold income increase;
Diplomatic Group - led by the Diplomacy Officer
Its members contribute and complete milestones with their Imperial Reach in the respective Ranking. The 4 bonuses, which can be chosen, are:
1. All Remote Holdings founding and all Vassal levels price decrease;
2. All Remote Holdings founding times decrease;
3. Special Resources Colonies effects increase (except for Yew, Coal, Horseshoe, Granite and Diamonds);
4. Special Resources Trade Post effects increase (except for Yew, Coal, Horseshoe, Granite and Diamonds);
Leader’s Battle group - led by the Alliance Leader
Its members contribute and complete milestones with their Battle Rating in the Military Ranking. The 4 bonuses, which can be chosen, are:
1. Archers’ attack increase;
2. Infrantry’s attack increase;
3. Cavalry’s attack increase;
4. All human military units’ hitpoints increase;
* All bonuses of Leader’s Battle group affect the alliance army.
First Officer’s Battle group - led by the Alliance First Officer
Its members contribute and complete milestones with their Battle Rating from the Military Ranking. The 4 bonuses, which can be chosen, are:
1. Army training time decrease;
2. Army’s traveling time decrease (applies to the final time, after all other bonuses/penalties);
3. Enemy army’s morale decrease (applies the same way as Dragon’s Blockade wonder)
4. Fortress’ hitpoints increase (applies to final amount, after all other bonuses/penalties);
* Army’s traveling time decrease, Enemy army’s morale decrease and Fortress’ hitpoints increase bonuses of First Officer’s Battle group affect the alliance army.
Pika e Tubimit e Aleancës
Pika e tubimit e Aleancës mund të themelohet nga kryetari ose oficeri i parë duke klikuar dy herë në cilindo vend të hartës globale nqs nuk është vend i zënë nga një perandori ose terren me burim special.
Nuk ka nevojë për burime për themelimin, as ushtri nuk është e nevojshme për pushtimin. Kërkesat e vetme janë një minimum prej 5 000 000 nga shuma e rezultatit neto të aleatëve dhe të paktën një nivel të Administratës së Aleancës, pasi numri i niveleve të këtij kërkimi përcakton numrin e Pikëve të Tubimit të Aleancës.
Funksioni i saj është që të grumbullojë të gjithë ushtrinë e aleancës në një pikë nisje të përshtatshme në rast të një misioni ushtarak për pushtimin e Kështjellës së Aleancës, sulmit ndaj Kështjellës së Aleancës ose sulmit armik të Pikës së tubimit.
Një pikë Tubimi ka Kala (deri në nivelin e 9, duke filluar nga 0), kulla dhe hendek. Një humbje në mbrojtje kushton një nivel Kala. Kur niveli i kalasë arrin 0, pika e Tubimit konsiderohet e shkatërruar. Nëse, edhe pas humbjes, ka ende një ushtri aleance ajo kthehet në një pikë tjetër Tubimi ose Kështjellë Aleance. Nëse nuk ka një të tillë, një sistem Pikësh Tubimi po gjenerohet pranë perandorisë së udhëheqësit dhe ushtria e aleancës dërgohet atje.
Mund të sulmohet si nga ushtritë e mbledhura nga një Kështjellë tjetër Aleance ose një Pikë Tubimi ose nga një lojtar individual pa limit pikësh neto. Përbërja e ushtrisë së lojtarit sulmues ama nuk mund të jetë më shumë se 3 000 000 njësi. Të gjitha Makineritë rrethuese llogariten si numër ushtarë i barabartë me Ekipazhin drejrues të tyre. Kryetari dhe oficeri i parë mund të shkatërrojnë një Pikë Tubimi, me kusht nëse në atë nuk ka ushtri ose nuk ka ushtri që udhëton nga ose drejt saj. Kur shkatërrohet një Pikë Tubimi, pikët e saj të jetës nga themelimi i saj humbasin.
Ka një periudhë 6-orëshe sulmesh të ndaluara pas themelimit.
Shkarkimi i ushtrive të aleancës të dhuruara ose të rivendosura kryhen në çdo minutë, ndërsa shkarkimi i ushtrive të aleancës, të cilat kthehen nga misione sulmuese dhe llogaritja e gjithë betejave të aleancës kryhen menjëherë, mbasi qëllimi është arritur dhe kohëmatësi tregon 00:00:00.
Dhurim i ushtrisë së aleancës
Të gjithë aleatët, përveç rishtarëve, mund të dhurojnë ushtri në Pikën e tubimin ose në Kështjellë.
Dhurimi kryhet nëpërmjet Hartës globale, koha minimale e udhëtimit është 5 minuta.
Sasia maksimale e njësive të dhuruara, si në Pikën e tubimit, ashtu dhe në Kështjellë, është 3 000 000.
Nëse numri i njësive të dhuruara është më i madh nga njësitë e ngelura për tu dhuruar, vendet e lira plotësohen proporcionalisht.
Mirëmbajtja e ushtrisë të dhuruar gjatë udhëtimit deri në Pikën e tubimit ose Kështjellë pagohet nga dhuruesi. Ushtritë bëhen pronësi e aleancës mbas shkarkimit tyre, kur pikët neto për stërvitjen e tyre hiqen nga pikët neto të dhuruesit dhe shtohen në vlerën e aleancës. Njëherë të dhuruara, ushtrirë nuk mund të rikthehen.
Mirëmbajtja e ushtrive të aleancës në mision - x1.2.
Kështjella e Aleancës
Përveç pikëve, të vendosura për të krijuar koloni ose Pikë tubimi, në Hartën globale ka edhe 9 pikë - të ndryshme dhe të rëndësishme. Ato janë të rezervuara për ndërtesat e Kështjellës së Aleancës.
Lejon ndërtimin e ndërtesave të aleancës - të thejshta dhe speciale. Specialet i garantojnë aleancës zhvillimin e vazhdueshëm të ndikimit kulturor dhe ushtarak, i shpërndarë anëmbanë Hartës globale.
Karakteristikat e kështjellës së Aleancës:
- Kalatë
Nivel Çmimi (EA) Gur Dru Pikë jete Garnizon Numri maks. i makinerive rrethuese larghedhëse Kullat Hendek 1 11 500 10 000 1 500 1 056 000 550 80 5 10 2 46 000 40 000 6 000 2 112 000 1 100 160 10 10 3 184 000 160 000 24 000 4 224 000 2 200 300 20 10 4 736 000 640 000 96 000 8 448 000 4 400 600 30 10 5 2 944 000 2 560 000 384 000 16 896 000 8 800 1 200 40 10 6 11 776 000 10 240 000 1 536 000 33 792 000 17 600 2 500 60 10 7 47 104 000 40 960 000 6 144 000 67 584 000 35 200 5 000 100 10 8 188 416 000 163 840 000 24 576 000 135 168 000 70 400 10 000 140 10 9 753 664 000 655 360 000 98 304 000 270 336 000 140 800 20 000 180 10 10 3 014 656 000 2 621 440 000 393 216 000 540 672 000 281 600 40 000 240 10 11 12 058 624 000 10 485 760 000 1 572 864 000 811 008 000 563 200 80 000 240 10 -
Fortifikime fushore
Ç’do nivel rrit me +5% pikët e goditjes të ushtrisë mbrojtëse në fushë. Niveli maksimal - 15.
-
Tempulli Madhështor
Rrit vargun e ndikimit kulturor dhe ushtarak të Kalasë së Aleancës me rreze* te caktuar per çdo nivel. Rritja ka nje natyre ne renie dmtj me çdo nivel ne vazhdim diferenca ndermjet dy niveleve eshte me e vogel ne krahasim me te kaluarin. Nje Keshtjelle me Tempull Madhështor te nivelit 1 ka nje shtrirje prej 77.76 rreze, me nivelin 2 - 125.47, me nivelin 3 - 170.33, me nivelin 4 - 212.49 dhe keshtu me radhe derisa te arrish nivelin e fundit, 32, e cila lejon shtrirjen 756.19 rreze.
1 rreze = 1 milje Perandorake
Nga Kështjella e Aleancës mund të nisen sulme drejt Kështjellave të Aleancave të tjera ose Pikëve të tubimit.
Zotërimi i një Kështjelle të Aleancës rrit limitin e burimeve, të cilat mund të dhurohen vullnetarisht në thesarin e aleancës, deri 20% nga ekuvalenti i tanishëm i arit të pikëve neto.
Ndikimi i aleancës
Karakteristikat unike të Kështjellës së Aleancës.
Kalaja e Aleances është e ndërtuar me ndikimin e shtrirjes 27, pastaj përmirësohet, dhe shtrirja vazhdimisht zgjerohet drejt territoreve rrethuese, duke ndërtuar dhe përmirësuar ndertesat e veçanta, Tempullin Madhështor, i mundshëm në të.
Kontrolli i Kështjellës Qendrore mund të arrijë 44% në rast se ajo nuk mund të ketë mbivendosje ndikimi mbi kështjellat e tjera.
Nëse rrezja e ndikimit të një kështjelle përputhet me atë të një tjetre, kështjella me ndërtimet më të zhvilluara, dhe si pasojë dhe me një rreze më të madhe, përvetëson rrezen e kështjellës së vogël e cila është e mbivendosur. Nëse të dy kështjellat kanë të njëjtat nivele të veçanta të ndërtimit, zona e mbivendosur bëhet neutrale deri sa në një nga kështjellat arrihet niveli superior. Zona neutrale është një zonë e mbivendosur, rrezja e së cilës është e ndarë në dy pjesë të barabarta dhe te shtuara tek rrezja e influencës totale te aleancave dhe gjithë perandorive te vendosura në atë zonë humbasin bonuset e përditshme mbi moralin, prodhimin dhe lumturinë. Pa marrë parasysh sa e madhe është rrezja e mbivendosur, i pari qark, më i brëndshmi, i influencës së aleancës kurrë nuk mund të zhbëhet.
Anëtarët e Aleancës ose Federatës, perandoritë e të cilave janë të vendosura brenda rrezes së ndikimit të Kështjellës së Aleancës të saj marrin një bonus mbi prodhimin 5%, bonus ditor +5 mbi lumturine me një efekt global dhe një bonus +5 moral. Në luftë të gjitha perandoritë që ndodhen brenda rrezes së ndikimit të armikut marrin një dënim prej -5% ulje prodhimi, -5 lumturi me efekt global dhe -5 moral.
Një sulm i nisur nga një Kështjellë e Aleancës mund ti drejtohet vetëm një Kështjelle Aleance ose një Pikë Tubimi, pa limit pikësh neto.
Pushtimi i një Kështjelle të Pavarur
Edhe para se të pushtohet, kështjella ka një kala, ushtri dhe garnizon, dmth për pushtimin e një kalaje të pavarur është e nevojshme një betejë e kryer nga një ushtri e Aleancës, e dislokuar në një Pikë Tubimi ose në një tjetër e kontrolluar tashmë nga Aleanca e Kështjellës. Termat dhe mekanika e asaj lloj beteje janë të njëjta si ato midis lojtarëve individualë. Pikët e moralit dhe kërkimet ushtarake janë ato të Kryetarit. Të gjitha shpërblimet që rrjedhin nga burimet speciale të pjesëtarëve, nëse ka të tillë, kanë efekt por pa grumbulluar bonuse të barabartë, dmth nëse ka 2 ose më shumë bonuse të të njëjtit lloj, konsiderohet vetëm njëri nga ato, ai më i madhi.
Sulmimi i një Kështjelle të Aleancës, për ta pushtuar, nuk varet nga diferenca e pikëve.
Kështjella e pavarur ka një kala 8, shigjetarë garnizoni dhe ushtri fushoree, të dukshëm në tekstet propozues, dhe nuk ka kërkime fushore. Niveli i kalasë nuk ulet me 1 pas çdo sulmi të suksesshëm, mbetet gjithmonë 8. Kalaja konsiderohet e pushtuar, kur më pak se 1000 njësi ushtarake kanë mbetur në të. Kalaja në kështjellën pushtuar duhet të ndërtohet nga niveli 1.
Sulme ndaj Kështjellës të Aleancës
Një Kështjellë Aleance mund të sulmohet vetëm nga një ushtri që është e dislokuar në një tjetër Kështjellë Aleance ose në një Pikë Tubimi të Aleancës.
Mund të sulmohet nga një lojtar individual me jo më shumë se 3 000 000 ushtarë, duke qenë se Makineritë rrethuese llogariten si numër ushtarë, i barabartë me Ekipazhin drejrues të tyre (me kusht se kështjella është nën zotërim të ndonjë aleance). E kundërta nuk është e lejuar - ushtritë e Aleancës nuk kanë të drejtë për të sulmuar lojtarët individual.
Ka një periudhë 6-orëshe sulmesh të ndaluara për pushtimin e Kështjellës.
Rrethim i humbur i Kalasë në Pikë tubimi nënkupton dislokimin në fushë të gjithë garnizonit te mbetur.
Një Kështjellë shkatërrohet, kur Kalaja e saj arrin nivelin 0 (çdo humbje në mbrojtje zvogëlon nivelin e Kalasë me 1). Në këtë pikë, sulmuesi bëhet pronar i Kështjellës, dhe mund të vazhdojë të përfitojnë nga gama e ndikimit duke paguar 20% të burimeve të investuara në Tempullin Madhështor nga aleanca e mëparshme; nëse ky çmim nuk është paguar brenda 24 orëve të ardhshme pas pushtimit, niveli kthehet në 0.
Shkarkimi i ushtrive të aleancës të dhuruara ose të rivendosura kryhen në çdo minutë, ndërsa shkarkimi i ushtrive të aleancës, të cilat kthehen nga misione sulmuese dhe llogaritja e gjithë betejave të aleancës kryhen menjëherë, mbasi qëllimi është arritur dhe kohëmatësi tregon 00:00:00.
Fitues i mbretërisë
Mbretëria do të përfundoi në një datë të caktuar dhe shpallur nga administrata e Imperia Online. Për fitues do të shpallet aleanca e cila ka përqindje ndikimi më të lartë ndaj kësaj date të caktuar ose vlerën neto të aleancës më të lartë, nësë askush nuk ka ndikim.
Marrëdhëniet midis Alencave
Ka 5 nivele të marrëdhënieve mes dy aleancave. Ata mund të shihen vetëm nga anëtarët e aleancës. Aleancat fillojnë zhvillimin e tyre me status neutral. Megjithatë,ato mund të ndryshojë atë në çdo moment duke deklaruar armiqësinë apo luftë ndaj një armiku të Aleancës, pa pasur nevojë për konfirmim në përgjigje, ose duke dërguar një ftesë për një Pakt jo Agresioni ose Traktat Paqe, i cili kërkon një konfirmim të detyrueshëm.
Traktat Paqeje
- Aleancat që kanë nënshkruar një Traktat Paqeje për të formuar një Federatë.
- Nëse aleanca "A" dhe aleanca "B" kanë krijuar një Federatë dhe aleanca "C" deklaron luftë "B", atëhere "A" ka të drejtën ti deklaroj luftë "C" pa taksë. Nga ana tjetër, nëse 2 aleanca brenda nje Federate fillojnë një luftë anëtaret e Federatës mund të zgjedhin një krah ose të qëndrojnë asnjanës.
- Aleancat, të bashkuar nga një Traktat Paqeje, nuk mund të shpallin luftë me njëri-tjetrin.
Pakt Mossulmimi (PM)
- Garanton që nuk do ndodhin sulme midis aleancave.
- Që të deklarohet luftë, duhet të pezullohet pakti.
Neutralitet
- Statusi fillestar i ç’do aleance.
- Kur një aleancë shpall luftë një aleance neutrale, anëtarët e agresorit humbin 4 pikë Nderi dhe statusi kthehet në armiqësor pas lufte.
- Ç’do ndryshim në marrëdhëniet me aleancat gjenerojnë mesazhe që shpërndahen te të gjithë anëtarët.
Armiqësi
- Këto marrëdhënie lejojnë të deklarohet luftë pa pasoja për Nderin.
- Armiqësia shpallet direkt pasi deklarohet.
Luftërat e Aleancës
Kushtet e luftës
- Luftërat mund të ndodhin midis 2 aleancave, ose edhe midis 2 federatave.
- Lufta ka një periudhë kohore fikse prej 84 orësh, pas të cilës fitusei përcaktohet nga pikët që ka përfituar dhe dëmet që ka shkaktuar.
- Lufta bëhet aktive 8 orë pas deklarimit.
- Rrethimet e Kështjellës ose plaçkitjet mbi rrezen x5 nuk penalizohen me humbje Nderi.
- Sulmi më i shkurtër është 10 minuta. Nëse qëllimi mund të arrihet në 5 minuta, misioni do të zgjasë 10 minuta saktësisht. Misionet ushtarake midis krahinave të aneksuara, ndërsa je nën sulmin e një aleance armike, zgjasin 2.5 minuta.
- Në luftë, çdo provincë mund te plaçkitet çdo 42 orë.
- Sulmet jashtë rrezes së lejuar nga pikët neto x2 në luftë nuk marrin pikë Nderi, por Morali dhe perimetri kan humbje duke ndjekur të njejtin rregull për jashtë rrezeje jo në luftë.
- Kundër-Spiunazhi i lojtarëve në një luftë rritet artificialisht me 1 nivel gjatë luftës, por vetëm gjatë luftës.
- Në luftë, të gjitha kapitullimet midis anëtarëve të aleancave në armiqësi hiqen.
- Një Aleancë mund të deklarojë luftë çdo 12 orë.
- Deklarimi i një lufte i heq 10 pikë Lumturi çdo anëtari të Aleancës Kundërshtare.
- Për të deklaruar një luftë:
- Agresori duhet të paguajë një taksë, bazuar në pikët neto të të dyja palëve - për çdo 0,1 ndryshim mbi rangun e lejuar x2 taksa rritet me 0,5 ar për çdo pikë neto.
- Shuma e pikëve neto të dyja palëve te përfshira nuk mund të kalojë kufirin x5.
- Kryetarët duhet të kenë të paktën 500 pikë, dhe Aleanca - të paktën 5000 (total), që të përfshihet në një luftë.
- Objektivat e luftës
- Ngritje në Klasifikimin e Aleancës.
-
Fitimi i burimeve në formën e të ardhurave ushtarake pas përfundimit të luftës, e barabartë me 50% ekuivalent ari të ushtrisë së vrarë. Të ardhurat nga lufta jepen në fund për lojtarët që janë pjesë e Aleancës fituese, të cilët morën pjesë në betejat. Aleanca humbëse nuk merr asgjë.
* Ekuivalenti në ar i pikëve të fituara neto për rekrutimin e këtyre njësive, nuk është ekuivalenti në ar i burimeve të harxhura për rekrutimin e tyre.
NB! Nuk ka të ardhura nga lufta për kala të shkatërruara dhe popullsi të plaçkitur.
- Përcaktim i fituesit në luftë
- Pasi lufta fillon, Aleancat fillojnë e mbledhin pikë ushtarake duke sulmuar njëri-tjetrin.
- Sulmet e të gjithë anëtarëve mblidhen për të përcaktuar pikët e Aleancës.
- Në fund të 84 orëve aleanca që ka më shumë pikë është fituese.
- Pikët ushtarake mund të fitohen në tre mënyra:
- Duke shkatërruar Kala të kundërshtarëve
Nivel Kala Pikët Ushtarake 1 1 2 2 3 3 4 4 5 8 6 16 7 32 8 64 9 128 - Fitore në fushë betejë - Të gjitha njësitë ushtarake të vrara në fushë betejë të japin pikë. Vlera ushtarake prej 5000 ar është e barabartë me 1 pikë.
- Plaçkitje - Çdo 1000 banorë të vrarë sjellin 1 pikë.
- Duke shkatërruar Kala të kundërshtarëve
- Numri i plotë i pikëve ushtarake të fituesit i shkon klasifikimit të Aleancës, ndërsa për humbësin - vetëm 25%.
- Nëse anëtarët e aleancës agresore, me shumë të pikëve neto më shumë se 50%, futen në Modalitetin e Pushimeve dhe/ose Mbrojtje Festive, aleanca automatikisht humb luftën. Nëse më shumë se 50% e pikëve neto i përkasin një anëtari dhe ai del nga aleanca, aleanca agresore automatikisht humbet luftën.
-
Nëse anëtarët e aleancës mbrojtëse, me shumë të pikëve neto më shumë se 75%, futen në Modalitetin e Pushimeve dhe/ose Mbrojtje Festive, mbrojtësi automatikisht humb luftën. Nëse më shumë se 75% e pikëve neto i përkasin një anëtari dhe ai del nga aleanca, aleanca mbrojtëse automatikisht humbet luftën. Agresori merr përsëri 50% e taksës së paguar për luftë.
NB! Këto përqindje të pasivitetit të tanishëm aplikohen mbi pikët neto totale të aleancës, jo mbi pikët neto të anëtarëve aktiv (jo në Modalitetin e Pushimeve/Mbrojtje Festive).
Shembull 1: Nëse vlera neto totale e aleancës është 10 000 000 dhe 5 000 001 nga ato janë në Modalitetin e Pushimeve dhe/ose Mbrojtje Festive, aleanca nuk mund të deklaroj luftë. Nëse vlera neto totale e aleancës është 10 000 000 dhe 7 500 001 nga ato janë në Modalitetin e Pushimeve dhe/ose Mbrojtje Festive, aleancës nuk mund ti deklarohet luftë.
Shembull 2: Nëse vlera neto totale e aleancës agresore/mbrojtëse është 10 000 000 dhe 5 000 000 / 7 500 000 nga ato janë në Modalitetin e Pushimeve dhe/ose Mbrojtje Festive, atëhere, nëse mbas fillimit të luftës madje akoma një anëtar të aktivoj Modalitetin e Pushimeve/Mbrojtje Festive ose braktis/përjashtohet nga aleanca, aleanca agresore/mbrojtëse humbë luftën. Mbasi të fillojë lufta, aktiviteti i tanishëm i dy aleancave, dmth vlerat e tij, mbi të cilat aplikohen përqindjet, udhëheqëse deri në humbje të mundshme, është i ndikuar, si nga çaktivizimi/skadimi i Modalitetit të Pushimeve/Mbrojtjes Festive, ashtu dhe nga përjashtimi/braktisja vullnetare e aleancës.
Shembull 3: Nëse vlera neto totale e aleancës në momentin e deklarimit të luftës është 6 000 000, atëhere aleanca do ketë nevojë për 3 000 001 nga pikët e saja në Modalitetin e Pushimeve dhe/ose Mbrojtje Festive, që të humbi luftën si agresor, dhe për 4 500 001, që të humbi si mbrojtës. Nëse vlera neto e aleancës në momentin e deklarimit të luftës është 6 000 000 dhe 1 000 000 pikë përfundojnë jashtë aleancës për shkak përjashtimi ose braktisje, atëhere aktiviteti i tanishëm i aleancës bëhet 5 000 000 dhe aleanca do ket nevojë për 2 500 001 nga pikët e saja në Modalitetin e Pushimeve dhe/ose Mbrojtje Festive, që të humbi luftën si agresor, dhe 3 750 001, që të humbi si mbrojtës.
Shembull 4: Nëse vlera neto totale e aleancës në moment është 5 000 000 pikë, nga të cilat 2 500 001 pikë i përkasin një anëtari, dhe ai braktis aleancën, aleanca automatikisht humb luftën si agresor dhe respektivisht si mbrojtës, nëse lojtari, që ka braktisur aleancën ka 3 750 001 pikë.
- Fitimi i një lufte sjell 10 Lumturi për ç’do lojtar.
Thesari i Aleancës dhe Kërkimet
Çdo Аleancë ka një Thesar, ku grumbullohen fondet si rezultat i mbledhjes së taksave nga anëtarët individual ose nga depozitat vullnetare. Taksa vendoset për të katër llojet e burimeve veçmas (një kuotë për çdo burim), me një limit prej 30% për çdo burim. Depozitat vullnetare nuk janë të pakufizuara. Me nivelin e 1 të Administratës së Aleancës, lojtarët mund të dhurojnë deri në 5% të pikëve tyre neto ekuivalente në ar. Ky limit rritet me çdo nivel të Administratës së Aleancës, deri sa të arrijë 33% në nivelin 15. Por nëse Aleanca kontrollon të paktën një Kështjellë kjo vlerë bëhet 20% panvarësisht nivelit të Administratës që lejon përqindje më të lartë.
Shembull: Nëse një lojtar ka 1000 pikë (1 000 000 ekuivalente Ari) dhe aleanca e tij ka 1 nivel Administrimi kjo do të thotë se ai/ajo nuk mund të dhurojë më shumë se 50 000 ar. Nëse në ditën e ardhshme ai/ajo rritet deri në 2000 pikë neto, kufiri i donacionit do të jetë 100 000.
Përveç deklarimit të luftës dhe nënshkrimit të marrëveshjeve, këto fonde mund të përdoren për urdhërimin e Kërkimeve të Aleancës, që ndikojnë tek të gjithë anëtarët. Kështu, në qoftë se një lojtar i caktuar ka kërkuar tashmë nivelin 5 të Fortifikimit dhe Aleanca e tij ka nivelin 1 të të njëjtit Kërkim, lojtari përdor bonusin e mureve të fortifikuara të Kalasë të nivelit të 6-të, por nuk ka nivelet e nevojshme të Kërkimeve për të mundësuar ndërtimin e nivelit të 6 të Kalasë, në këtë rast janë të nevojshme 6, personale dhe jo aleance, nivele Fortifikimi.
Anëtarët gjithashtu mund të dhurojnë diamante në thesarin e aleancës dhe të tërheqin diamante. Donacionet janë të kufizuara në 2000 diamante në ditë. Vini re se vetëm diamantet të blera mund të dhurohen. Sasia e diamanteve të tërhequra vendoset nga udhëheqësi ose nga zyrtari i parë. Kuota për të tërhequr është pa afat që nënkupton se në qoftë se kuota juaj fillestare është 500 diamante dhe ju tërhoqët tashmë 500 diamante, atëherë në mënyrë që të tërheqësh 500 diamante më shumë, lideri apo oficeri i parë duhet të rrisë kuotën tuaj në 1000 diamante.
Klasifikimi i Aleancës
Në bazë të pikëve totale të Aleancës - shuma totale e pikëve neto individuale të gjithë anëtarëve.
Bazuar në pikët ushtarake të fituara gjatë luftërave apo betejave në të cilat është përfshirë ushtria e aleancës.
Bazuar në vlerën e aleancës - vlera aktuale në pikëve neto e të gjitha strukturave dhe pasurive: kërkimet, ndërtimet dhe ushtritë.
Bilanci tregtar - transferim ari në midi lojtarëve
Lojtarët nuk mund të dërgojnë ose të marrin jo më shumë se 10% të vlerës së tyre aktuale neto.
Shembull: Nëse lojtari ka 1000 pikë me vlerë neto (1 000 000 ekuivalente ari) Bilanci tregtar ka limit prej 100 000 ar që do të thotë se ai /ajo mund të dërgojë ose të marrë deri 100 000 ar maksimum.
Kufiri i bilancit tregtar rritjet/ulet në varësi të rritjes/uljes së pikëve neto të lojtarit.
Shembull: Në ditën 1 lojtari ka vlerë 1000 pikë dhe mund të marrë ose të dërgojë deri në 100 000 ar. Në ditën e 2të ai/ajo rritet në 2000 pikë që automatikisht rrit kufirin e tij/saj në 200 000 ar. Nëse në ditën 1 ai/ajo përfiton 100 000 ar, bilanci do të përdoret dhe ai/ajo nuk do të jetë në gjendje për të marrë më. Në ditën 2 ai/ajo do të jetë në gjendje të marrë 100 000 ar më shumë për shkak se kufiri i ri i bilancit të tij/saj është rritur deri në 200 000 ar për shkak të rritjes së pikëve neto . E njëjta gjë vlen, edhe nëse një lojtar humbet pikë neto.
Transferimi i arit tatohet. Sa më afër limitit të jetë një lojtar, aq më tepër ar do humbasi në transferim. Dërguesi do të marri një njoftim sa nga ari i tij do humbasi për arsye të tatimit.
Ari do dërgohet duke përdorur Vagonat e furnizimit dhe do merret nga Stacioni i ngarkesave.
NB! Që të transferoni ar suksesshëm, keni nevojë për Stacion ngarkesash dhe vagona furnizimesh. Ari dërgohet nga tab Transferim ari nga Stacioni i ngarkesave.
Disa këshilla për fillestarët në Aleancë
Mos e lër ushtrinë tënde në garnizonet në qoftë se je në luftë. Ose të paktën mos vë trupa në kalatë e dobëta, sepse do ti ofrosh një objektiv të lehtë armiqëve të tu.
Mos i shpall luftë aleancave të dobëta - do të përfitosh pak, duke rrezikuar shumë.
Shkatërro kalatë e armikut, pavarësisht bosh apo jo, të jep pikë.
Mundohu ti skatërrosh ushtrinë fushore të armikut, pastaj sulmo për të shkatërruar edhe kalanë. Mbaje ushtrinë të sigurt, përveç nëse e ke të sigurt që ia del mbanë.